Dita e diabetit, Beqaj në Fier: Mos i neglizhoni sinjalet e sëmundjes

07/04/2016 13:55

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka zgjedhur 7 prillin, Ditën Botërore të Shëndetësisë, që nga qyteti i Fierit të bënte të njohura përpjekjet dhe projektin e qeverisë dhe Ambasadës së Zvicrës për sektorin që mbulon.

Këtë vit OBSH është fokusuar tek personat e prekur nga diabeti, numri i të cilëve në 20 vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Gjatë fjalës së tij, ministri Beqaj u shpreh se të gjithë duhet të punojnë më fortë për të ndërgjegjësuar qytetarët që të ndalen filimisht tek mjeku i familjes.

Ai është stacioni i parë, theksoi Beqaj, që bën orientimin e duhur dhe në këtë mënyrë shmangen radhët në spitale dhe rritet roli i mjekëve në qendra shëndetësore.

Më tej ministri u ndal edhe tek sëmundja e diabtetit, që është dhe kryefjala e kësaj dite. Ai u shpreh se, të sëmurët me diabet nuk duhet të neglizhojnë vizitat te mjeku, në një kohë kur shërbimi nëpërmjet kartës së shëndetit ofron shumë lehtësira, e për me tepër kur askush nuk është i detyruar të paguajë për të kryer vizitat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA