Pakistan, të paktën 15 të vrarë pas sulmeve me bomba

16/03/2016 00:00

Të paktën 15 persona humbën jetën, si pasojë e shpërthimit të një bombe në një autobus në qytetin pakistanez të Peshauarit. Mjeti po transportonte nëpunës shtetërorë drejt zyrave të tyre në qytet.

Sipas policisë, bomba ishte e fshehur brenda në autobus. Askush nuk ka marrë përsipër sulmin, por talebanët shpesh herë kanë kryer akte të tilla në Peshauar.

Rreth 30 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e shpërthimit që u filmua edhe nga kamerat e sigurisë.

Në një komunikatë të publikuar në media, kryeministri pakistanez Naëaz Sharif tha se, akte të tilla frikacake nuk do të dëmtojnë vendosmërinë e vendit për të eliminuar terrorizmin.

Shpërthimi ndodhi në një zonë mjaft të trazuar të Pakistanit, ku forcat ushtarake dhe ato të sigurisë kanë përshpejtuar fushatën e tyre kundër talebanëve dhe grupeve të tjera militante, në kufirin me Afganistanin.

Fushata nisi pas një sulmi të prgjakshëm ndaj një shkolle ushtarake në Peshauar, dhjetorin e vitit 2014, ku terroristët vranë më shumë se 150 njerëz, shumica e të cilëve fëmijë.

Top Channel