Belgjikë, identifikohet agresori algjerian pas bastisjes antiterror

16/03/2016 00:00

Prokuroria Federale e Belgjikës ka zbuluar këtë të mërkurë identitetin e viktimës mes të dyshuarve të lidhur me sulmet e 13 nëntorit në Paris, gjatë bastisjes antiterror të filluar të martën e që vijon edhe sot. Ai është Mohammed Belkaid, algjerian, i cili jetonte ilegalisht në Belgjikë.

Thierry Werts, prokuror, tha se një flamur i grupit të Shtetit Islamik, një libër i myslimanëve salafistë dhe një kallashnikov u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit.

Zëdhënësi i tij, Eric Van der Spyt tha se, dy persona janë ende në arrati pas bastisjes dyditore, gjatë orëve të para të së cilës mbetën 3 oficerë policie të plagosur. Zyrtari thotë se hetuesit antiterror ranë prè e sulmeve me armë zjarri, sapo kishin hapur derën e shtëpisë së të dyshuarit, pasditen e së martës.

Operacionet e policisë vazhduan edhe gjatë natës në Belgjikë, teksa prokurorët janë duke hetuar mbi lidhje të mundshme të të vrarit të armatosur gjatë kësaj bastisjeje me sulmet e 13 nëntorit në Paris.

Gjatë operacionit të së martës, 3 oficerë belgë dhe një francez u plagosën, por e lanë të vrarë agresorin e armatosur. Bastisja antiterror në lagjen Forest, shumë pranë Molenbeekut, dyshohet të jetë vijimësi e kërkimeve të terroristët e sulmeve të Parisit, si pasojë e të cilëve mbetën 130 të vdekur.

Shtetasit belgë kanë luajtur rol të rëndësishëm në ato sulme, që u zhvilluan pranë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja Francë-Gjermani dhe në sallën e koncerteve “Bataclan”.

Top Channel