
Pavarësisht zgjerimit të mëtejshëm të sanksioneve nga OKB-ja drejt vendit komunist, Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i saj bërthamor.
Lideri Kim Jong-un ka folur së fundi duke thënë se Peniani do të kryejë së shpejti testin e raketave balistike me mbushje bërthamore.
Javën e kaluar, Kim pohoi se shkencëtarët e tij kanë zhvilluar mbushje bërthamore të vogla të mjaftueshme për t’u përshtatur në raketat balistike. Kërkesat janë shoqëruar me fotografitë e liderit në këmbë së bashku me atë që media shtetërore tha se ishte një kokë rakete bërthamore në miniaturë.
Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut është skeptike në lidhje me pretendimet e Penianit, duke thënë që Veriu “ende nuk siguruara mbushje bërthamore në miniaturë”.
Koreja e Veriut ka lëshuar një seri kërcënimesh në vazhdën e sanksioneve pas testeve bërthamore dhe të raketave në fillim të këtij viti.
Top Channel