Kanada, sulm me thikë ndaj dy anëtarëve të forcave ushtarake

15/03/2016 00:00

Dy anëtarë të Forcave të Armatosura kanadeze janë qëlluar me thikë në një qendër rekrutimi ushtarësh të hënën në Toronto.

Ngjarja u konfirmua nga Mark Saunders, shefi i policisë së Torontos, i cili tha se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme.

Sipas autoriteteve kanadeze, sulmi është krye nga një person 27-vjeçar që është arrestuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me të. Shefi i policisë tha se po hetohet edhe mundësia që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.

“Nuk jemi ende të qarta për motivet e këtij sulmi”, tha Saunders, i cili shtoi se autori është futur në ambientet e qendrës së rekrutimin dhe më pas ka qëlluar dy personat me uniformë ushtarake.

Top Channel