Aksidenti i fundit ku u përfshi një makinë autonome e kompanisë Google dhe një autobus nuk ishte një suprizë. Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Transportit, Anthony Foxx për BBC gjatë një interviste në të cilën tha se aksidentet janë të pashmangshme, por njerëzit nuk duhet të krahasojnë teknologjinë e re me perfeksionin.
Askush nuk u lëndua në aksindentin e makinës së kompjuteruziar të Google, por kjo ishte hera e parë që një makinë e tillë është fajësuar për një aksident. Interesi i qeverisë amerikane është mjaft i lartë për makinat pa shofer dhe administrata Obama ka akorduar 4 miliardë dollarë në këtë front. Vetë sekretari Foxx është në ballë të përpjekjeve për të vendosur makinat autonome në rrugët amerikane, megjithëse e ka pranuar se kjo nuk do të jetë e lehtë dhe e ardhmja është ende e paqartë.
Megjithatë, meqë aksidenti i makinës robot shkaktoi reklamë negative për atë që pritet të eleminojë aksidentet, duket se autoritetet amerikane e panë të arsyeshme të ndërhyjnë për ta mbrojtur.
“Nuk është çudi që një makinë teknologjike të përplaset. Por ju sfidoj të shihni se sa aksidente ka pasur po atë ditë nga njerëzit që drejtojnë makinat”, deklaroi Foxx.
Megjithatë, duke qenë se njerëzit drejtojnë miliona makina në SHBA dhe ato autonome janë vetëm disa, nuk është çudi edhe që njerëzit përplasen më shumë.
Top Channel