Tiranë, arrestohen “sekserët” e Akademisë së Sigurisë

11/03/2016 16:50

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimi, për aplikantët që duan të konkurrojnë në Akademinë e Sigurisë.

Në pranga kanë rënë Gëzim Metalia dhe Rexhep Rexha, të cilët kanë mashtruar një shtetas se në këmbim të një shume prej 800 eurosh do t’i siguronin atij përgjigjet e konkursit për të hyrë në akademi dhe se do të ndërhynin tek komisioni për pranimin e tij.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “korrupsionit pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “mashtrimit në bashkëpunim”.

Nga hetimet nuk rezultojnë raste të mundshme të përfshirjes së punonjësve të policisë apo zyrtarëve të tjerë të ngarkuar për realizimin dhe monitorimin e procesit të konkursit për në Akademinë e Sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA