Manjani, kritika kryetarëve të gjykatave: Hidhni shortin elektronik

09/03/2016 10:30

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka qënë i ashpër me kryetarët e gjykatave, teksa ka deklaruar se gjyqtarët për çështje të caktuara paracaktohen, edhe pse ka një sistem elektronik të përzgjedhjes.

Këtë deklaratë, Manjani e ka bërë pas një takimi me përfaqësues të misionit Euralius, ku është diskutuar pikërisht reformimi i sistemit gjyqësor.

“Nuk rritet besimi tek gjyqësori kur dihet paraprakisht se kush do jetë gjyqtari. Është i domosdoshëm përdorimi i sistemit elektronik për hedhjen e shortit nga gjykata”, ka thënë Manjani.

Ai ka nënvizuar se, “të gjitha gjykatat duhet të përdorin të njëjtin sistem si pjesë e gjyqësorit shqiptar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA