“Ti Raporton”, përmbytje dhe rrëshqitje dherash për shkak të reshjeve

07/03/2016 00:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar në zona të ndryshme të vendit, përmbytje apo rëshqitje dherash.

Foto dhe video nga zona të ndryshme të vendit, si Durrës, Has apo Golem, janë dërguar në rubrikën “Ti Raporton. Në Durrës dhe Golem ka pasur mjaft probleme me qarkullimin, për shkak të përmbytjeve. Ndërsa në Has është raportuar edhe rëshqitje dherash.

Edhe ju mund të bëni denoncimin tuaj nëpërmjet fotove dhe videove të dërguara në numrin e telefonit 0693131311, që Top Channel ka vënë në dispozicion, dhe t’i dërgoni duke përdorur aplikacionet “Whatsapp” dhe “Viber”.

FOTO GALERI
2/21

Top Channel