Plani sekret i Moskës për Kievin/ 70 raketa balistike dhe 720 dronë për të lënë qytetet ukrainase pa ujë, energji dhe ngrohje Në fillim të marsit Bashkimi Europian do të mbajë një samit të posaçëm me Turqinë mbi krizën e emigracionit. “Plan-veprimi BE-Turqi është sot prioriteti ynë kryesor”, deklaroi Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në fundin e bisedimeve të zgjatura deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Bruksel.
Blloku është zotuar t’i japë Ankarasë 3 miliardë euro ndihma në këmbim të strehimit të refugjatëve në territorin e saj. Sistemi i rishpërndarjes në bazë të kuotave me qëllim lehtësimin e presionit në vendet e vijës së frontit siç është Italia dhe Greqia, është provuar jo efikas për shkak të refuzimit të disa shteteve të Europës lindore për implementimin e planit të BE-së.
“Bashkëpunimi me Turqinë është prioritar dhe ne duhet të bëjmë ç’është e mundur për t’ia dalë mbanë. Kjo është arsyeja përse vendosëm organizimin e një takimi special me Turqinë në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Tusk.
Fjalët e Tuskut i përforcoi dhe kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili tha se bashkëveprimi me Ankaranë është i një rëndësie kyçe në menaxhimin e valës së emigrantëve që e kanë zhytur në krizë të thellë bllokun 28-anëtarësh. E konfirmuam që të gjithë se nuk ka asnjë alternativë tjetër më të mirë, më të zgjuar e më të urtë sesa bashkëpunimi me Turqinë, u shpreh ai.
Tusk do të zhvillojë tani një sërë takimesh bilaterale me liderë të BE-së për ta diskutuar çështjen më tej.
Top Channel