Ukrainë, Yulia Tymoshenko braktis koalicionin qeverisës

17/02/2016 20:40

Partia Atdheu e Yulia Tymoshenko ka vendosur të dalë nga koalicioni pro-perëndimor në mazhorancë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kjo lëvizje e heroinës së Revolucionit Portokalli ka ardhur pasi Parlamenti rrëzoi mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Arsenij Yatsenyk.

Megjithatë, koalicioni i përbërë nga Blloku Poroshenko, Fronti Popullor dhe Samopomiç gëzon sërish 243 deputetë nga 450 që ka gjithësej parlamenti ukrainas.

Stabiliteti politik është i një rëndësie jetike për Ukrainën, sidomos në një kohë kur konflikti me Rusinë në lindje të vendit vazhdon, edhe pse më i reduktuar nga aspekti ushtarak.

Top Channel