Gjoba ndaj “Ryanair” për çiftin shqiptar, gjykata e anulon

17/02/2016 01:20

Mbërritja e një çifti shqiptar në Britani me linjën ajore ‘low-cost’ “Ryanair”, ka bërë që kjo linjë të gjobitet 400 mijë stërlina nga Ministria e Brendshme, por një gjykatë britanike ka pranuar apelimin e bërë nga linja ajrore.

Shqiptarët kishin mbërritur në muajin maj të vitit të kaluar në aeroportin e Edinburgut në Skoci, pasi kishin nisur udhëtimin e tyre nga Majorka, Spanjë.

Në bazë të një ligji të ri që lejon Ministrinë e Brendshme, të penalizojë linjat ajrore dhe pronarët e anijeve, nëse udhëtarët mbërrijnë në Britani me pasaporta jo të rregullta dhe kalojnë barrierat e kontrollit.

Duket se çifti shqiptar ka mundur të hyjë në Britani pasi ka kaluar kontrollet në Majorka të bëra nga stafi i “Ryanair” në Spanjë.

Ky fakt i ka dhënë mundësinë ministres së Brendshme, Theresa May ta hedh në gjyq, linjën “Ryanair”. Linja ajrore kërkoi apelimin, por gjykata nuk pranoi kërkesën e ministres së Brendshme duke anuluar gjobën e dhënë ndaj linjës ajrore.

Kjo linjë ka harxhuara brenda një viti 400 mijë stërlina për raste të tilla të ngjashme.

Top Channel