Ditëlindjen ia festojnë me festival patinazhi
16/02/2016 00:00
Kryeqyteti i Koresë së Veriut, Peniani festoi 74-vjetorin e ish-liderit të vendit Kim Jong Il.
Në vendin aziatik u bë ceremionia e hapjes së festivalit të 24 të patinazhit artistik ku morën pjesë patinatorë nga Koreja e Veriut, Rusia, Letonia, Bjellorusia dhe Kanadaja ku të gjithë ishin të veshur me veshje tradicionale të këtij vendi.
Kim Jong Il, që ishte në krye të shtetit koreano-verior prej 17 vitesh e ka ditëlindjen pikërisht më 16 shkurt, datë kjo që në vendin komunist quhet “Dita e yllit që shkëlqen”.
Kim Jong Il u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2011 për shkak të një ataku kardiak dhe vendin e tij në krye të vendit e ka marrë djali i tij Kim Jong Un që konsiderohet në këtë vend si “Pasuesi i madh”.
Top Channel