15 orë për t’u shndërruar në personazhe filmash vizatimorë
16/02/2016 00:00
Një artiste kanadeze shpenzon 15 orë nga dita e saj për të lyer trupin si superheronjtë dhe të këqinjtë e novelave grafike apo filmave vizatimorë.
Kay Pike ka rreth 12 mijë ndjekës në Instagram, të cilët shohin se si ajo transformohet në Njeriun Merimangë, Njeriun e Hekurt, Batmanin etj.
28-vjeçarja nga Kalgari ka nisur të bëjë artin e saj të çuditshëm vetëm dhjetorin e kaluar.
“Frymëzohem kur shoh dizenjo të bukura kostumesh nëpër novela grafike apo filma të animuar japonezë. Disa vizatime më marrin 3 orë, disa të tjera gjithë ditën. Varet nga mua”, shpjegon Kay.
Top Channel