Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm, qindra të bllokuar nën rrënoja

05/02/2016 23:10

Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti i fuqishëm me epiqendër pranë qytetit jugor Tainan, ka shkaktuar dëme të shumta.

Shumë ndërtesa janë shembur, por deri tani nuk ka të dhënë për viktima, megjithëse mediat ndërkombëtare raportojnë se me qindra persona mund të kenë mbetur të bllokuar në ndërtesat e rrënuara.

Nga pamjet e para të publikuara menjëherë pas tërmetit, duken ndërtesa të shkatërruara plotësisht, ndërsa të tjera edhe pse kanë mbetur ‘në këmbë’ kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Qeveria ka ngritur menjëherë një ekip emergjence, ndërsa grupet e shpëtimit po punojnë për t’i ardhur në ndihmë personave që mendohet të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja e ndërtesave të shembura në qytetin Tainan, ku jetojnë rreth 2 milionë banorë.

Vetëm tre vite më parë, një termet me magnitudë 6.3 ballë shkaktoi 4 viktima në Tajvan. Ndërsa në vitin 1999 vdiqën mbi 2300 persona pas një tërmeti 7.6 ballë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA