Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare regjisori i njohur dhe ish- drejtori i QKK-së, Artan Minarolli. Ai vuante prej disa kohësh nga zemra.
Minarolli ka lindur më 13 maj 1958, dhe në 1977 përfundoi gjimnazin “Sami Frashëri”. Më 1982 ka përfunduar studimet për dramë në Akademinë e Arteve dhe në 1986 nisi punën si asistent regjisor në Kinostudio.
Filmi i tij i parë si as.regjisor ka qënë “Fjalë pa fund”. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.
Filmi i parë artistik me regjis të tij xhirohet në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. Në 2004, Minarolli xhiron “Natë pa hënë”, dhe në 2009 filmat “Alive!” (Gjallë) dhe “Kronikë Proviniciale”.
Prej disa vitesh ai ishte drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike.
Top Channel