Me Inzaghin nuk luante kurrë; tani Muriqi shënon më shume se Yamal dhe …i hoqi titullin Realit të Madridit
Luis van Gaal mund të bëhet Drejtori Teknik në Federatën Holandeze të Futbollit, nëse ai do të shkarkohet nga drejtimi i Manchester United. Ai që e deklaron këtë është trajneri i përfaqësueses holandeze Dani Blind.
“Me Van Gaal mund të arrij suksese – tha Blind, i cili ishte asistenti i trajnerit të Djajve të Kuq në Botërroin e vitit 2014 – Ai është ndër trajnerët më të mirë në botë, por ka edhe pozicione të tjera të cilat ai mund t’i mbulojë mjaft mirë, siç është Drejtori Teknik, por unë nuk e di nëse kjo do të ndodhë. Çështja është se cila është baza e punës së një Drejtori Teknik. Mendoj se në vend ka shumë talente të reja dhe ajo që duhet bërë është që të ofrohet një punë emocionuese dhe ajo i duhet bërë një personi që gëzon një respekt të plotë”.
Top Channel