Violinisti virtuoz, pjesë e Filarmonisë së Vjenës, Shkëlzen Doli ka intensifikuar aktivitetin artisitk në Shqipëri.
“Mbas prezantimit tim në Koncertin e Vjenës doja patjetër të kisha një vazhdimësi po me perlat e bukura shqiptare. Në qershor kisha zgjedhur, përpos Koncertit të Mozartit, ‘Bareshën’”, thotë Doli.
Mbrëmja e ndërrimit të viteve dhe data 2 janar do ta gjejnë atë në Prishtinë, ku mes pjesëve që do të interpreetojë do të jetë edhe kolazhi i “Albanian Soul”, i cili u interpretua në koncertin e vjetshëm të Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës dhe që u prit më së miri nga spektatorët.
“Do ketë melodi të ndryshme, nga të gjitha zhanret shqiptare. Muzikë e lehtë, popullore, në formë ahengu, etj”, thotë Doli.
Ndërsa projektet e tij të ardhshme janë: “Do kthehem në Vjenë, pastaj kemi koncerte të ndryshme si Ballon Vjeneze, ku do të luaj unë me ansamblin tim, pastaj është java e Filarmonisë së Vjenës në Nju Jork, që vijon në Kolumbi e Brazil”, shton Doli.
Top Channel