Partia Demokratike, me anë të një deklarate të këshilltarit të saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj, theksoi se më datë 30 dhjetor kryebashkiaku Erion Veliaj këkron të kalojë 9 vendime në mbledhjen e Këshilliat Bashkiak, që sipas PD-së, “përkeqësojnë jetën e bizneseve dhe qytetarëve, rrisin taksat dhe vjedhin pasuritë publike”.
“Kuptohet pse gjithë ky ngut i kryebashkiakut që në një mbledhje të vetme të kalojë po aq vendime sa i ka propozuar Këshillit në 4 muaj qeverisje të tij të Tiranës. Secili prej tyre është me abuziv se tjetri, secili është më klientelist se tjetri, secili është më korruptiv se tjetri. Në rendin e ditës së datës 30 dhjetor dallohet qartazi se nguti për të vjedhur me asetet e qytetit është i vetmi interes në rendin e punëve të Veliajt. Pas rreth 2 muajve pa u thirrur Këshilli Bashkiak Tiranë, mbledhja më e rëndësishme e vitit, ku diskutohet buxheti dhe paketa e ndryshuar e taksave vendore të kryeqytetit, do duhet të vendosë edhe për dhënie koncensionesh mu në zemër të Tiranës për klientet e Veliajt dhe padronit të tij, për transferim pronash publike të kryeqytetit pa shpërblim në favor të të tretëve dhe deri për rrëzimin e Planit Vendor të kryeqytetit në funksion të rrëzimit të barrierave ligjore që pengojnë Veliajn në miratimin e lejeve abuzive të ndërtimit”, deklaroi Topollaj.
“Parku Rinia që u nis nga Rama për t’u dhënë me koncension por nuk u përfundua dot përpara 8 vitesh nga Kryebashkiaku i atehershëm, po bitiset nga Veliaj sot. Dhe pse 8 vite më pas, klienti i qeverisë do të marrë për 35 vite me koncension një nga asetet më të çmuara të qytetit të Tiranës, me të njëjtat terma referencë si përpara 8 vitesh. Nisja e hartimit të Planit Vendor të Përgjithshëm të Tiranës, ndërkohë që Veliaj me kohë ka dhënë leje abuzive edhe brenda parkut të Liqenit Artificial, ka vetëm një qëllim: të rrëzojë planin aktual vendor që ishte mburoja e qytetit për çdo hajdut që donte të vidhte me lejet e ndërtimit. Hajduti Veliaj me këtë akt do të rregullojë letrat për vjedhjet në të ardhmen. Dhe pse në tejkalim të të gjitha përcaktimeve ligjore, Veliaj do të japë kontributin e tij në rritjen e taksave dhe tarifave. Paketa fiskale që propozon Veliaj do t’ua vështirësojë dhe më shumë jetën qytetarëve dhe bizneseve”, shtoi Topollaj, i cili nënvizoi se “50 milionë dollarë taksa shtesë parashikon t’u marrë bizneseve dhe qytetarëve në të ardhmen Veliaj”.
Top Channel