Afganistan, talebanët zaptojnë qytetin e Sanginit; qeveria dërgon përforcime

23/12/2015 19:30

Forcat qeveritare afgane kanë humbur kontrollin e qendrës së qytetit Sangin, në provincën e Helmandit, pas ditësh të tëra luftimesh të ashpra.

Autoritetet lokale thanë për BBC se talebanët kontrollojnë godinën e bashkisë dhe stacionin e policisë së qytetit.

Nga ana e tyre, guerrilasit thonë se kanë marrë nën kontroll të gjithë rajonin dhe se flamuri i tyre është ngritur në Sangin.

Megjithatë, Ministria afgane e Mbrojtjes deklaroi se luftimet vazhdojnë dhe se drejt vendit të ngjarjes janë dërguar përforcime.

Guvernatori i rajonit, Haji Suliman tha për BBC se ishte larguar nga qyteti përmes një avioni të nisur nga baza Shorabak, dikur Camp Bastion, së bashku me 15 anëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.

Ndërkohë, një oficer policie i identifikuar me emrin Ashuqullah tha po ashtu për median britanike se qyteti është tërësisht në duart e militantëve.

“Përforcime janë dërguar, por të gjitha rrugët janë të bllokuara dhe nën kontrollin e militantëve”, tha Ashuqullah. Ai shtoi se qindra anëtarë të forcave të sigurisë janë vendosur në disa kapanone përreth Sanginit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA