Milani nuk di të fitojë, vërshëllima në “San Siro”

13/12/2015 17:00

Vetëm dy pikë ka arritur të marrë Milani i Mihajlovic ndaj dy ekipeve që renditen në fundin e klasifikimit të Serie A. Pasi u ndal nga Carpi 0-0, tashmë është Verona që arrin t’i marrë një pikë kuqezinjve në ndeshjen e përfunduar 1-1 në “San Siro”.

Në pjesën e parë Milani kontrolloi lojën, por nuk arriti të shfaqej rrezikshëm në portën e miqve. Me nisjen e pjesës së dytë, Bacca arrin të zhbllokojë shifrat, por vetëm 4 minuta më pas, në të 56-n, Verona fiton një 11-metërsh, ndërsa De Jong ndëshkohet me kartonin e kuq, pas një ndërhyrje të parregullt brenda zonës. Veterani Toni ekzekuton saktë 11-metërshin dhe e çon ndeshjen në 1-1.

Edhe pse mbeti me një lojtar më pak, Milani luante ndaj ekipit të vendit të fundit në renditje dhe fitorja ishte një detyrim për ta. Mihajlovic vendos të bëjë zëvendësime, duke aktivizuar Kucka-n, Bertolacci-n dhe Cerci-n. Lëvizje që ndryshuan krejtësisht lojën e kuqezinjve, por dhe ato deri në fundin e takimit nuk bën që Milani të merrte pikët e plota nga kjo ndeshje.

Pas përfundimit të takimit, “San Siro” u “pushtua” nga vërshëllimat e tifozëve të Milanit, të cilët kurrsesi nuk mund të kënaqen më këtë paraqitje tejet të dobët të ekipit të tyre në këtë sezon.

Tashmë Milani ndodhet në vendin e 7 në renditje në kuotën e 25 pikëve, ndërsa Verona mban vendin e fundit me vetëm 7 pikë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje të tjera në Serie A, ku Chievo fitoi minimalisht 1-0 ndaj Atalantës, ndërsa Empoli mposhti 3-0 Carpi-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA