Rusi, inkriminohet sërish Khodorkovsky; ish-bosi i Yukos akuzohet për vrasje

11/12/2015 17:35

Mikhail Khodorkovsky është inkriminuar zyrtarisht nga autoritetet ruse, këtë herë për organizimin e vrasjes së dy personave dhe tentativë për vrasjen e 4 të tjerëve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i komitetit hetimor që po trajton rastet e disa vrasjeve, të kryera mesa duket kur Khodorkovsky ishte në krye të kolosit të naftës, Yukos.

Por ish-bosi i naftës ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, që ka thënë: “Këto akuza janë vetëm një farsë”.

Khodorkovsky, pas një burgimi të gjatë për akuzën e evazionit fiskal, u lirua nga burgu pak vite më parë nga një dekret i presidentit Putin, në prag të Lojrave Olimpike. Që prej atëherë ai jeton në mërgim në Zvicër bashkë me familjen e tij.

Në deklaratat e mëhershme ai ka aluduar se, arrestimi dhe burgimi i tij në kohën që drejtonte Yukos kishin sfond politik, pasi kishte financuar disa parti në opozitë, të cilat i bënin rivalitet presidentit Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA