Tiranë, e përplas automjeti, humb jetën 33-vjeçari
01/12/2015 09:00
Një 33-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor të verifikuar këtë mëngjes në dalje të Kamzës, në Tiranë.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se i riu është goditur nga një automjet tip “Opel” me targa të huaja teksa ecte anës rrugës.
Viktima është identifikuar nga burimet me inicialet S.A, ndërkohë që automjeti që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.
Top Channel