Francë, treni i shpejtësisë së lartë del nga shinat, 5 të vdekur

14/11/2015 17:15

Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat në afërsi të qytetit të Strazburgut, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 7 të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave aksidenti ndodhi gjatë një udhëtimi provë të trenit tip TGV në lindje të vendit.

Burimet mediatike saktësojnë se në bordin e trenit ndodheshin disa teknikë, ndërkohë që shtojnë se të plagosurit janë dërguar në spital me helikopterë.

Agjencia e lajmeve AFP citon burime zyrtare që thonë se dalja e trenit nga binarët ndodhi si pasojë e “shpejtësisë tepër të lartë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA