Gjermani, dështojnë bisedimet për zgjidhjen e krizës së refugjatëve

01/11/2015 00:00

Koalicioni qeverisës gjerman dështoi në bisedimet të cilat mendoheshin se do të zgjidhin dilemën e politikës së refugjatëve brenda vendit. Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert, deklaroi se pas ketij raundi bisedimesh, të tjera takime do të pasojnë këtë javë.

Pika ku çaloi diskutimi mes koalicionit qeverisës është krijimi i zonave tranzit për refugjatët, duke iu referuar vendeve që do të strehojnë të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet për azil, ku do të përshpejtohen edhe politikat për t’i kthyer në vendet e origjinës.

Bisedimet e emergjencës në Berlin u mbajtën pas kërcënimeve të vazhdueshme të disa prej kryeministrave të landeve gjermane, se në qoftë se Merkel nuk do të marrë masa për të kufizuar numrin e të ardhurve, atëherë vendi do të përballej nga situata të paparashikuara.

Pjesa më e madhe e refugjatëve që futen në Gjermani qëndrojnë në Bavari. Ky reagim i ashpër është fenomen në rritje çka ka shtuar presion mbi kancelaren dhe ka sjellë përçarje brenda bllokut të saj konservator.

Top Channel