20 sfungjerë dhe ilaç enësh, ushqimi i Emma-s

17/10/2015 00:00

Për më shumë se dy dekada kjo grua e re ka shijuar shijen e sfungjerit. Edhe pse ajo pranon se mund të hajë 20 sungjerë që lan enët në ditë, tashmë kjo po kthehet në çështje.

Emma Thompson, 23 vjeç, adhuron të hajë një sfungjer enësh me ilaç enësh me erën e mollës, duke thënë se ‘është kënaqësia e saj e fajshme”. Ajo nisi të përtypë sungjerë që në moshën 3-vjeçare para se të zbulonte se adhuronte këtë shije.

Emma vuan nga një sindromë që quhet Pica, dhe ka të bëjë me ngrënien e substancave që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, dhe kërkon ende ndihmë për kushtet e saj.

Kur u sëmur një vit më parë doktori i tha se sëmundja e fytit i është shkaktuar nga ky zakon i çuditshëm, por kjo nuk e ndaloi të vazhdonte. Ajo shpenzon 6 paund në javë vetëm duke blerë sungjerë dhe ilaç enësh me shije molle. “Disa njerëzve u shijon bifteku, ndërsa mua sungjeri. Është një kënaqësi e fajshme, të tjerë pijnë cigare unë ha sungjer. Nuk është zakon i keq, por i pastër”, ka thënë Emma.

Top Channel