Bëhen të dashur, vrasin dhe djegin dy prindërit e tyre

05/10/2015 17:45

Kur Ricardo Klein, 54 vjeç dhe Miryam Kowalczuk, 52, vendosën të martoheshin, as që u shkonte ndërmend që dy fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme do të hynin në një lidhje me njëri-tjetrin, e aq më tepër të vrisnin prindërit e tyre për të jetuar vetë të qetë.

Leandro Acosta, 25 vjeç dhe Karen Klein 22, pranuan vrasjen, copëtimin dhe më pas djegien e trupave të dy prindërve të tyre.

Sipas avokatit të Acosta-s, klienti i tij vrau të atin pasi ai e kishte abuzuar atë në fëmijëri, ndërsa bashkëfajtorja tjetër, Karen Klein, pretendon se është kërcënuar me jetë nga djali i njerkut të saj të ndjerë, njëkohësisht i dashuri i saj, për ta ndihmuar në zhdukjen e trupave.

Në gjithë këtë “katrahurë”, Ricardo është ai që rëndohet me fort në akuza. Të afërm të tij thonë se që prej nisjes së lidhjes me Karen, ai ndryshoi. Madje, ata shkojnë përtej duke deklaruar se Karen ishte shumë posesive ndaj tij dhe ai nisi të shfaqte probleme mendore prej saj.

Rasti tragjik ka ndodhur në Buenos Aires, Argjentinë.

Top Channel