Bombë e pashpërthyer, për dekor
03/10/2015 11:20
Një grua u shokua kur zbuloi se një predhë e kohës së luftës që ajo e përdorte si vazo lulesh ishte e pashpërthyer. Kathryn Ravvling, 45 vjeçe, e gjeti predhën në një fushë ku luante me bashkëmoshatarët, kur ishte vetëm 15 vjeçe.
Duke menduar se ajo është e sigurtë, dhe se mund të bëhej një vazo lulesh e mirë, ajo e mbajti predhën duke e mbushur me lule të freskëta për tre dekada. Por kur pa një dokumentar në televizor ajo kuptoi se po ecte mbi një bombë të pashpërthyer.
Kathryn telefonoi policinë dhe ekspertët morën vazon për të bërë një shpërthim të sigurtë, para se t’ia kthenin sërish të parrezikshme. Predha ishte hedhur nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.
Top Channel