Do e shtynit kështu makinën tuaj? (VIDEO)

30/09/2015 10:20

Ka disa mënyra për të tërhequr një makinë që është prishur, por kjo sigurisht që është më e pazakonta. Shoferi i makinës së prishur morri një tjetër automjet për ta lëvizur nga mezi i rrugës.

Zakonisht disa njerëz përpiqen ta shtyjnë për ta nxjerrë nga rruga. Por ky shofer hipi mbi pjesën e përparme të makinës tjetër, duke e shtyrë makinën e tij me këmbë. Shoferi tjetër i jepte makinës shumë ngadalë, dhe pronari i mjetit të prishur e shtynte automjetin e tij me këmbë. Duket e çuditshme por ja që funksionon.

Episdoi është filmuar nga një kalimtar i rrugës, që bashkë me disa të tjerë kanë shijuar këtë spektakël.

Top Channel