Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Shpesh shohim video të fëmijëve të vegjël të cilët lejohen të bëjnë veprime të rrezikshme nga prindërit e tyre vetëm e vetëm për të realizuar një video të veçantë, e cila do të merrte klikime të shumta në internet.
Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe së fundmi. Një baba krenar ka publikuar në “YouTube” një video të djalit të tij. Megjithatë, ky baba ka shkuar edhe më tej se shumica e prindërve duke e konsideruar djalin e tij një “gjeni”.
Fëmija përpiqet të zbresë nga krevati, por shpejt e kupton se ai është shumë i vogël për ta bërë këtë pa ndihmën e dikujt. Megjithatë, ai ka një plan! Merr tre jastëkët që ishin mbi krevat dhe i hedh mbi dysheme e më pas zbritja është më e lehtë dhe pa u lënduar.
Për më pak se një javë video është shikuar rreth 900 mijë herë, por a është vërtetë një gjeni ky fëmijë, ashtu si ë e cilëson babai i tij?!
Top Channel