Kujtim Beqja, njeriu që i ka kushtuar jetën pëllumbave postierë

27/09/2015 15:40

Pëllumbat postierë dikur janë përdorur për të përcjellë mesazhe lufte dhe dashurie, ndërsa në ditët e sotme, ata janë aktorët kryesorë të garave të zogjve.

Kujtim Beqja prej 12 vitesh merr pjesë në gara të ndryshme të zogjve brenda dhe jashtë vendit. Në Shqipëri sapo ka nisur gara e zogjve postierë. Pëllumbi i cili arrin i pari në banesën e tij shpallet edhe fitues. 

Kujtim Beqja është mjaft i lidhur me këta pëllumba miqësorë, që i falin qetësi, por edhe adrenalinë të fortë në jetë.

Një histori e cila vjen nga gazetarja Klodiana Kapo dhe operatori Besfort Kryeziu.

Top Channel