Java pa makina në Tiranë, nismë sensibilizuese e Bashkisë

17/09/2015 14:50

Bashkia e Tiranës përgjatë një jave do të zhvillojë aktivitete sensibilizuese për qyetarët, me qëllim përdorimin e biçikletave dhe transportin publik deri më 22 shtator.

Kjo është dita pa makina, kur do të bllokohet i gjithë bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët brenda unazës së vogël. Një biçikletë e ndërtuar me lule buzë lumit Lanë është dhe simboli i kësaj jave.

“Në bashki kemi vendosur që gjatë kësaj jave, kur sapo kemi vënë një stacion biçikletash, të lëshojmë një urdhër që zyrtarët të përdorin sa më shumë biçikletat dhe më 22 shtator do të bllokojmë totalisht trafikun në qendër të Tiranës, për të pasur një qendër pa makina”, tha kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Tirana është renditur ndër kryeqytetet më të ndotura e ku sipas statistikave, çdo vit humbin jetën rreth 500 perosna për shkak të problemeve me mushkëritë.

“Çdo vit në qytetin tonë 500 qytetarë humbasin jetën nga problemet me mushkërinë, për problemet me ajrin. Kjo është një statistikë që trondit këdo që jëton këtu dhe ne e marrim shumë seriozisht. Ndaj kjo do të jetë një javë sensibilizimi”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë tha se parkingu tek Sheshi Italia administrohet nga bashkia dhe çdo e ardhur që do të mblidhet do të investohet për rrugë pedonale apo korsi biçikletash.

“Jemi duke përfunduar parkingun publik tek Sheshi Italia pas vitesh shkatërrim. Do të jetë një parking publiik dhe çdo qindarkë që do të mblidhet do të shkojë për korsi bicikletash ose pedonale. Ndërkohë jemi duke përfunduar investimin në rrugën “Dritan Hoxha”, që do të ketë një korsi të sigurt për biçikletat”, shtoi Veliaj.

Më 22 shtator, në ditën pa makina, të gjithë zyrtarëve të administratës publike do t’u kërkohet të përdorin transportin publik ose të shkojnë me biçikleta në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA