Modelja e “Victoria Secret” rrëzohet në pasarelë (FOTO)
13/09/2015 00:00
Modelja e “Victoria Secret”, Candice Swanepoel ka pësuar një rrëzim të tmerrshëm, mbrëmjen e së premtes, teksa u ngjit në pasarelë.
26-vjeçarja nga Afrika Jugore ishte duke pozuar për “Givenchy” në “New York Fashion Week”, në momentin kur u pengua me këmbët e saj dhe ra me duar në tokë.
Si një profesioniste e vërtetë, Candice, u ngrit menjëherë dhe vazhdoi të përfundonte misionin e saj, duke pozuar deri në fund.
Top Channel