Kate Middleton në pritje të fëmijës së tretë?!

05/09/2015 04:27

Kate Middleton dhe Princi William raportohen të jenë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Sipas një burimi, çifti nuk ka humbur kohë për t’i dhënë Princeshës Charlotte, e cila ka vetëm 4-muaj që ka ardhur në jetë, një motër ose vëlla.

Një burim ka thënë për revistën “Star”: “Kate është në hapat e para të shtatzënisë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë”. Burimi gjithashtu ka shtuar se Kate ka mbështetjen e plotë të Mbretëreshës që të mos merret me detyrat mbretërore për të paktën dy muaj, në mënyrë që ajo ta marrë veten.

Nëse ky lajm është i vërtetë, mendohet se Kate do të sjellë në jetë fëmijën e saj në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. Ndërsa pritet që ajo ta bëjë publik këtë lajm në muajin dhjetor, në prag të vitit të ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA