Edhe kryeministrat hanë patatina

18/08/2015 00:00

Ju mendoni se jeta e një kryeministri është një udhëtim në klasin e parë dhe një darkë elegante? Jo. Realiteti është krejt tjetër për kryeministrin britanik, David Cameron. Ai është shfaqur duke ngrënë patatina me speca djegës, gjatë një fluturimi në klasin ekonomik të avionit.

I ulur pranë tij në një Easyjet, një pasagjer e fotografoi kryeministrin teksa hante. Përdoruesi me emrin Ashleigh e postoi foton në Twitter, ku shkruante: “Kryeministri është ulur tre sedilje larg meje, duke ngrënë Pringles me speca djegës, më ndihmoni”.

Një përdorues u përgjigj: Shumë mirë kryeministrit që mbron ushqimin e shëndetshëm!”, duke thumbuar Cameron. Nuk kanë munguar as ironitë për fluturimin e tij në një klas të ulët.

Fotoja vjen në një kohë kur kryeministri britanik bën thirrje për programe me ushqime të shëndetshme, e megjithatë ai është fotografuar edhe më herët duke ngrënë hotdog me thikë e pirun, apo duke ngrënë akullore, gjatë fushatës së vitit 2010.

FOTO GALERI
2/3
David Cameron është fotografuar duke flutuar në klasin ekonomik

Top Channel