“Gruaja në dritare” vjen në Teatrin Kombëtar

06/05/2015 00:00

“Gruaja në dritare” është pjesa teatrale që po shfaqet në Teatrin Kombëtar, me regji të Rovena Lule Kukës. Një kast aktorësh të njohur interpretojnë, ndër të cilët, Karafil Shena, Yllka Mujo e Olta Daku.

Në qendër të saj është historia e një familjeje që shpërbëhet për shkak kryesisht të makutërisë, por jo vetëm.

“Gjithashtu, trajton edhe çështjen e pronës e të homoseksualitetit. Një nga mesazhet shumë të rëndësishëm të është të pranojmë të ndryshmin tonë, po ashtu siç pranojmë të njëjtin tonë. Vepra titullohet ‘Gruaja në dritare’ dhe është dramë e Arta Arifit, një dramaturge nga Kosova. Por në vepër kemi dy gra që qëndrojnë në dritare. Ato janë dy gra antagoniste përballë njëra-tjetrës, që luftojnë shumë për të pasur atë që ato kërkojnë çdo ditë. Me këtë luftë kaq të madhe që ato bëjnë me njëra-tjetrën arrijnë sa shkatërrojnë një familje”, shprehet regjisorja Rovena Lule Kuka.  

“Gruaja në dritare” do të vazhdojë të shfaqet në Teatrin Kombëtarë në datat 6, 7, 8, 9 dhe 10 maj.

 

Top Channel