Ashton Kutcher rindërton shtëpinë e nënës së tij

06/05/2015 00:00

Ndërkohë që për shumë djem Festa e Nënës është t’i kujtojnë nënat e tyre duke u blerë një kartolinë apo një buqetë më lule, Ashton Kutcher ka menduar ta surprizojë vërtetë nënën e tij.

Aktori ka vendosur të rikonstruktojë shtëpinë e tij të fëmijërisë në Homestead, si një dhuratë për nënën e tij Diane.

“Është një mënyrë për të falenderuar nënën time. Mamaja ime ka pasur ndikim të madh në jetën time dhe çdo gjë që bëj është një mënyrë për ta falenderuar atë”, ka thënë 37-vjeçari, duke shtuar se kjo ka qenë një nga ëndrrat e tij më të mëdha në jetë.

I gjithë procesi i rikonstruktimit të shtëpisë ka qenë pjesë e një programi.

Nëna e Ashton Kutcher është shprehur për ‘People’: “Unë shkova të vizitoja Ashton dhe vajzën, pasi më thanë se duhet të qëndroja për ca kohë tek ata, sepse kishin nevojë për ndihmën time. Kur shkova, zbulova këtë surprizë. Kjo do të thotë shumë për mua, është e mrekullueshme”.

Top Channel