Martohen Amy Adams dhe Darren Le Gallo

05/05/2015 00:00

Pas 14 vitesh lidhje dhe 7 vite të fejuar, Amy Adams dhe Darren Le Gallo më në fund kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Aktorja 40-vjeçare dhe babai i vajzës së saj 4-vjeçare, i kanë dhënë premtimin njëri-tjetrit, në një ceremoni private të organizuar tre ditë më parë, në Kaliforni, sikurse raporton “E!News”. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm një numër i vogël të ftuarish, ku përfshiheshin familjarët dhe miqtë e tyre të afërt.

Dasma e tyre kishte vite që ishte planifikuar, por nuk kishte mundur të organizohej për shkak të agjendës së zënë të aktores.

Në një intervistë të dhënë për revisten “Allure” kohë më parë, Amy ishte shprehur se, dasmën e saj dëshironte ta bënte në pranverë ose në vjeshtë dhe, gjithashtu, se në ceremoni do kishte shumë pak të ftuar.

Top Channel