Gabriel Garko, transformimi i një “seks simboli”

05/05/2015 00:00

Çfarë i ka ndodhur fytyrës së Gabriel Garko? Kjo është pyetja, që bëhet në media dhe rrjete sociale, pas një interviste që aktori Italian ka dhënë në emisionin “L’Arena” në Rai 1.

I ftuar për të folur për karrierën e tij, duket se çdo gjë është sfumuar nga pamja e re e Garko-së. Fytyra e tij e re ishte shumë larg nga ajo çfarë njerëzit janë mësuar të shikojnë në prodhimet kinematografike, apo foto të tij.

Aktori është cilësuar, që herën e parë që ka dalë në ekran, si një “seks simbol”, por në daljen e fundit publike dukej krejtësisht ndryshe, duke zhgënjyer në një farë mënyre fansat.

Është e qartë, se ai ka rënë prè e bisturisë dhe, për këtë, mediet online e kanë krahasur imazhin e sotëm të 42-vjeçarit me atë të aktores italiane, Eva Grimaldi, për shkak të transformimit që 53-vjeçarja ka pësuar falë ndërhyrjeve estetike.

Gjatë intervistës, Garko tha se, padyshim që bukuria e ka ndihmuar, por nuk ka qenë faktori i suksesit të tij.

Top Channel