“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Margot Robbie është shfaqur për herë të parë në shesh-xhirimin e filmit ‘Suicide Squad’ ditën e diel, aty ku nisi xhirimet e skenave në Toronto të Kanadasë.
Aktorja australiane interpreton në këtë film personazhin e keq Harley Quinn, nga novelat grafike të ‘DC Comics’.
Me bishtaleca, njërën ngjyrë rozë dhe tjetrën bojëqiell, me një bluzë të grisur dhe pantallona shumë të shkurtra, 25-vjeçarja xhiroi disa skena, ku shihej me një shkop bejsbolli në dorë dhe një pistoletë poshtë sqetullës.
Në këtë film do të interpretojnë gjithashtu Will Smith, reperi Common, Margot Robbie, Jared Leto, modelja Cara Delevingne, Joel Kinnaman, Jai Courtney, Viola Davis, Jay Hernandez, Karen Fukuhara dhe Scott Eastwood.
‘Suicide Squad’, me regji të David Ayer, do të shfaqet për herë të parë më 5 gusht 2016.
Top Channel