George Clooney përfshihet në një aksident

03/05/2015 00:00

George Clooney dhe vjehrri i tij, Ramzi Alamuddin, janë përfshirë në një aksident automobilistik. Dyshja është fotografuar pas këtij aksidenti të vogël, teksa po ktheheshin nga ditëlindja e motrës së Amal në New York.

George dhe Ramzi ka qenë duke u larguar nga darka kur papritur shoferi i tyre është përfshirë në aksident në “Park Avenue”, pranë Waldorf Astoria.

Një tjetër makinë ka ardhur menjëherë të marrë dy burrat, të cilët nuk janë lënduar aspak nga përplasja e dy makinave, duke i dërguar në hotelin ku do të qëndronin.

Top Channel