Piktorët, rrugëve të Kalabrisë…

29/04/2015 00:00

40 piktorë shqiptarë kanë ndërmarrë së fundmi një nismë shumë të veçantë.

Në aktivitetin e organizuar nga Instituti i Librit dhe Promocionit, ata synojnë të vizitojnë mbi 20 koloni arti nëpër Shqipëri dhe kudo që flitet shqip, duke sjellë një tablo të jetës së qyteteve nëpërmjet artit.

Kolonia e radhës është organizuar në trevat arbëreshe të Italisë, ku sot ka shumë shqiptarë. Aktiviteti u mbështet nga “Lidhja Arbëreshe” dhe u quajt “Komunat arbëreshe në telajo”.

Artistët ishin nga e gjithë Shqipëria. Nuk mungoi përfaqësia nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.

Gjatë 5 ditëve, piktorët eksploruan dhe hodhën në telajo peizazhe, ndërtesa dhe veshje karakteristike të 5 prej 27 vendbanimeve të arbëreshëve të Italisë, si në San Demetrio Korone, San Cosmo Albanese, San Giorgio Albanese, Santa Sofia d’Epiro dhe Vacarizzo Albanese.

Arbëreshët e Italisë, dhe jo vetëm, e vlerësuan shumë ekspozitën, ndërsa patën mundësinë të shikonin 80 punimet në telajo të piktorëve pjesëmarrës.

Top Channel