“Mbreti” i ri i Instagramit

29/04/2015 00:00

I rrethuar nga makina luksoze, avionë privatë dhe femra të bukura, biznesmeni miliarder Tony Toutouni pretendon të bëhet së shpejti “Mbreti i ri i Instagramit”.

42-vjeçari, i cili ka vetëm 8 muaj që ka hapur llogarinë e tij në rrjetin social, numëron mbi 750.000 ndjekës, duke u bërë kështu një kërcënim për mikun e tij miliarder Dan Bilzerian, i cili aktualisht njihet si “Mbreti i Instagramit”.

Tony është shprehur: “Jeta që unë bëj është ajo që çdo mashkull në botë do e dëshironte dhe unë po e shijoj në maksimum”.

“Jam beqar, por jam shoqëruar me shumë, shumë femra. Të jetoja në Los Angeles më ka bërë të kem çdo gjë në jetë dhe nuk ka qenë aspak e vështirë të kem pasur çdo femër që kam dashur”, shton Tony.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel