Këngët, që i kanë dhënë paqes një mundësi

29/04/2015 00:00

Katër strofat e “Imagine” janë kënduar nga John Lennon në vitin 1971, në një kohë kur bota ishte e ndarë nga konfliktet dhe “perdja e hekurt” e Luftës së Ftohtë. Mesazhi i saj është jetesa në paqe e të gjithë njërëzve, në një botë të bashkuar.

Sunday bloody Sunday (U2) – Sipas liderit të grupit “U2”, Bono Vox, muzika mund të ndryshojë botën, sepse mund të ndryshojë njerëzit. “Sunday bloody Sunday” konsiderohet si një nga këngët më të politizuara të “U2”, të cilët u bëjnë thirrje irlandezëve të mos marrin pjesë në konflikt. Banda është e njohur për këngët e shumta me mesazhe sociale dhe donacione për probleme, që prekin gjithë botën, ashtu si edhe mbreti i “POP”-it, Michael Jackson.

Earth Song (Michael Jackson)
– Pamjet shokuese të shkatërrimit të natyrës nga njerëzit, në videoklipin e “Earth Song” kanë prekur miliona njerëz dhe politikbërës në mbarë globin.

I was here (Beyonce) – Edhe Beyonce, me zërin e saj të fuqishëm ka provuar të sensibilizojë njerëzit në mbarë botën, të bëjnë diçka të mirë me këngën “I was here”, që është kënduar në një nga sallat e zyrave qendrore të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Për të krijuar këngë të tilla, artistët frymëzohen nga situata të vështira, në të cilat gjendet rendi botëror apo shoqëria e një vendi. Nisur nga gjendia e vitit 2007, kur Italia u përfshi nga kriza ekonomike, Adriano Celentano këndoi “La situazione non è buona”, apo “Situata nuk është e mirë”.

Muzika flet në gjuhën universale, që kuptohet nga çdo brez apo racë. Por, a mjafton muzika për ta bërë botën një vend më të mirë?

Top Channel