Pse nuk erdhi babai në finalen e BB VIP 5? Aludimet se është në burg, Selin përballet live me foton në “Goca dhe Gra”
Në këtë të martë të rubrikës së re “Dahlin” në “Pasdite në Top Channel”, dedikuar personazheve që frymëzojnë me historitë dhe aktivitetet e tyre, atyre që ndryshojnë botën pa kërkuar asgjë në këmbim, jemi njohur me Blerta Haxhillari Llacen, atë që u shndërrua nga sanitare në piktore.
Në një kompeticion artistik të përvitshëm, që zhvillohet në Principatën e Monakosë nga Lentrepot-Monaco.com, president i të cilit është Daniel Boeri, këtë vit morën pjesë përfaqësues nga shumë vende si: SHBA, Rusia,Suedia, Franca, Italia por edhe nga Shqipëria.
Ishte pikërisht Blerta Haxhillari Llace, nga Elbasani, e cila është përfaqësuar me dinjitet si një piktore në finalen e madhe, për pikturën e titulluar “Zemra e nënës”, në kompeticionin “Parajsa e humbur”, por që në të vërtetë, hapat e parë nuk i ka hedhur te piktura, por si punonjëse e Repartit të Distrofisë, e më pas si sanitare.
Piktura e saj u vlerësua mes shumë konkurrentëve, rreth 120, prej të cilëve u përzgjodhën nga një juri profesioniste 33 finalistë, ku bënte pjesë edhe Blerta. Piktura ra në sy për tematikën, por edhe për realizimin e veçantë dhe simbolikën që përfaqëson.
Top Channel