“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim prej 32 orësh drejt Turqisë për të…
Aktorja hollivudiane Amy Adams po planifikon të martohet me të fejuarin e saj Darren Le Gallo këtë fundjavë, në Los Angeles. E nominuara 5 herë për çmim Oscar ka planifikuar një ceremoni intime me partnerin e saj në një vend privat.
Ylli i ‘American Hustle’ dhe ‘Big Eyes’ është në një marrëdhënie me aktorin dhe artistin Le Gallo prej 14 vitesh. Ata u fejuan në vitin 2008 dhe kanë një vajzë të quajtur Aviana, e cila mbush 4 vjeç muajin tjetër.
Një burim për ‘Page Six’ ka deklaruar: “Amy dhe Darren do të martohen këtë fundjavë në Los Angeles, në një ceremoni private. Lista e të ftuarve mendohet të jetë shumë e vogël dhe vendi se ku do të organizohet kjo ceremoni është mbajtur sekret”.
Një tjetër burim ka shtuar: “Amy dhe Darren gjithmonë kanë dashur të martohen. Më në fund, Amy ka vendosur të shkëputet për pak kohë nga puna e saj në mënyrë që t’i përkushtohet familjes”.
Top Channel