Kosovë, qeveria përshëndet dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit

23/04/2015 00:00

Sundimi i ligjit është parakusht për zhvillimin politik, ekonomik dhe
social. Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, sikurse luftimi i
korrupsionit, krimit të organizuar, dhe shkeljeve tjera ligjore,
shtrojnë domosdoshmërinë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, veçmas
nevojën që të investohet në aspektin e rritjes së efikasitetit.

Prokuroria si hallkë themeltare dhe e patjetërsueshme e sistemit të drejtësisë, duhet pasur mbështetjen dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve, me theks të veçantë përkrahjen e saj në realizimin efikas të mandatit.

Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe njëkohësisht shërben për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e këtij institucioni, si dhe ngritjes së përgjegjësisë së vet sistemit të drejtësisë.

Top Channel