Po skadon afati/ Kurti pranon edhe Vjosa Osmanin si presidente: Na sillni emrin me 15 firma! LDK : Do emër kandidati që në fund të zgjedhësh Feride Rushitin 28/04 22:20
Teksa Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike kanë shprehur gatishmërinë që të hyjnë në garën zgjedhore edhe një herë tjetër.
U.D. e presidentes, Albulena Haxhiu ka shpallur 7 qershorin si datën e zgjedhjeve.
“Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ-së kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen me 7 qershor”, tha Haxhiu.
Që në fillim data më e preferuar ishte 7 qershori, e cila po ashtu mbetej propozimi kryesor, teksa këmbëngulën që presidentja ta shpallte datën e zgjedhjeve brenda afateve ligjore.
Kosova nuk e zgjidhi ngërçin. Moszgjedhja e Presidentit e çoi vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.
Top Channel