Fjalimi prekës i mamasë së Taylor Swift

21/04/2015 00:00

Taylor Swift është përlotur gjatë ceremonisë së “Academy of Country Music Awards” organizuar në Dallas, për shkak të fjalimit emocionues që mbajti mamaja e saj, Andrea.

Andrea, e cila është diagnostikuar me kancer, është ngjitur në skenë për t’i dorëzuar çmimin vajzës së saj 25-vjeçare, por më parë, ajo ka mbajtur një fjalim tepër prekës, duke thënë: “Gjëja e preferuar e saj është të shkruajë këngë, të tregojë histori, të luajë kitarë ose piano dhe unë kam parë që ajo ka shprehur përmes tyre çdo emocion, çdo eksperiencë në jetë, qoftë e mirë apo e keqe”.

“Për shumë vite me radhë unë kam qënë shoqëruesja e saj kudo. Kam qënë dëshmitare se si një vajzë e vogël me pak miq, u bë një grua me shumë miq përreth duke mësuar se si t’ja dalë për gjërat që ja vlen”.

Duke fshirë lotët në sy, Andrea ka shtuar: “Unë jam një nënë krenare… Falenderoj industrinë e muzikës që është kujdesur për të dhe gjithashtu falenderoj të gjithë fansat për dashurinë e madhe që kanë për të”.

Taylor, babai i së cilës Scott ishte gjithashtu në publik, përqafoi nënën e saj teksa pranoi edhe çmimin.

Ajo gjithashtu falenderoi fansat për mbështetjen e treguar ndaj saj për kalimin e bërë nga muzika “country” tek ajo “pop”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel