Drake, babai i një vajze 2-vjeçare?!

21/04/2015 00:00

Drake është paditur nga një grua amerikane, e cila pretendon se reperi është babai i vajzës së saj.

Në dokumentat e publikuara nga ‘MediaTakeOut’, gruaja deklaron se vajza e saj 2-vjeçare ka për baba artistin e famshëm të hip-hopit.

Gjithashtu, ajo ka zbuluar se ka biseduar me Drake, i ka treguar për vajzën dhe ai ka rënë dakord për testin e ADN-së.

Në median online është raportuar se reperi ka pranuar të paguajë një shumë prej 15 mijë dollarësh në muaj për fëmijën derisa të dalin rezultatet e ADN-së.

Top Channel